FOTO/ Mes lotësh, Orinda Huta zgjedh fjalët më të veçanta për ta uruar Atarën për ditën e parë të kopshtit

FOTO/ Mes lotësh, Orinda Huta zgjedh fjalët më të veçanta për ta uruar Atarën për ditën e parë të kopshtit

14:47, 18/09/2023
A+ Aa A-

Sot është një ditë e veçantë për moderatoren e njohur Orinda Huta dhe Turjan Hysko, pasi vajza e tyre Atara ka filluar kopështin.

Në këtë ditë kaq speciale për të voglën e tyre nuk kishte se si të mungonte një urim nga mami Orinda.

Mes lotësh, moderatorja ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar të voglën e saj në ditën e parë të rrugës drejt dijes.

Teksa publikoi në Instagram një foto me Atarën, Orinda ka shkruar: “Sa shumë kam menduar për këtë ditë që i ka të gjitha emocionet bashkë. Atara ime, goca ime, mrekullia e Zotit i bekuar qoftë ky “udhëtim” ri.. p.s. mami po qante para dhe duke bërë foton, ndërsa Atara e nisi me qejf.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco