Pse njerëzit bëjnë unfollow në Instagram?

Pse njerëzit bëjnë unfollow në Instagram?

14:30, 16/09/2023
A+ Aa A-

Sikur gjërat të ishin kaq të lehta edhe në jetën e përditshme, bota do të ishte ndryshe!

Miqësitë e vërteta që kanë “themele” të forta bazuar në vlera, besime, njohje apo bashkëpunime janë të predispozuara të rezistojnë gjatë. Por, nëse miqtë do t’i “zhduknim” kaq shpejtë nga jeta me vetëm një click si në rastin e Luiz Ejllit, që është bërë kryefjalë e medias rozë këto ditë për heqjen masive që po u bën miqve nga Instagrami, atëherë nuk e dimë nëse bëhet fjalë realisht për miqësi.

Image

Rrjetet sociale janë një dritare ku individë të ndryshëm shkëmbejnë pëlqime, bëjnë komente për foto apo video të ndryshme, dërgojnë mesazhe dhe bëhen palë virtualisht në tematika apo ngjarje të ndryshme. Jo domosdoshmërisht, njohja është reciproke, pra miqësi edhe në jetën reale, mund jetë edhe një shok i vjetër nga fakulteti, një kushërirë e largët, një shoqe e pallatit, e plot statuse të tjera.

Por, e keni menduar ndonjëherë se pse njerëzit bëjnë unfollow në Instagram? Motivet janë të shumta, por ne po ju sjellim në vëmendje më kryesoret:

Përmbajtje të bezdishme: Kur dikush bën vazhdimisht postime të parëndësishme, jo interesante për ndjekësit, kjo mund të çojë në unfollow. Për shkak të përmbajtjes jo shumë të pëlqyeshme, apo edhe postimeve të tepruara ditë pas dite, kjo çon lehtësisht në butonin unfollow.

-Përmbajtje fyese ose kontroverse: Çështje të ndryshme si politika, feja apo ato me qasje sociale, por që nuk përputhen me interesat apo vlerat e ndjekësve mund të çojë në unfollow. Sidomos postime me përmbajtje fyese, komente negative, të pamatura, çojnë në këtë fenomen.

-Automatizim i tepruar: Njerëzit, edhe pse virtualisht duan ndërveprimin në Instagram, pra komente, pëlqime, mesazhe, etj. Nëse postimet janë automatike nga sistemi, dihet që njerëzit pas pajisjeve elektronike nuk kanë nevojë për robote, por për ndërveprim.

-Selfie të tepërta ose sjellje narcisiste: Një numër i tepruar i selfieve ose sjelljeve tepër narcisiste mund të jetë një pengesë për disa ndjekës që kërkojnë një përzierje më të larmishme dhe autentike të përmbajtjes.

Image


-Sjellje negative ose toksike: Ngacmimi në rrjete sociale, përhapja e urrejtjes apo dhunës çon në unfollow. Përgjithësisht, në platformat sociale individët futen për t’u argëtuar, për gjëra të bukura dhe pozitive, nuk kanë nevojë për negativitet.

-Frekuenca dërrmuese: Postimi shumë i shpeshtë, deri në tejkalimin e pritshmërive mund të çojë në unfollow. Është thelbësore të vendosni një ekuilibër midis të qenit aktiv dhe të mos bombardoni ndjekësit me përmbajtje.

-Inaktiviteti: Nëse një llogari bëhet plotësisht joaktive për një periudhë të gjatë, disa ndjekës virtual mund të bëjnë unfollow për shkak të mungesës së gjërave të reja dhe interesante në përmbajtje.  

-Ndryshim interesash: Interesat e ndryshme që pasqyrohen në përmbajtjen e IG mund të çojnë në unfollow, sepse për disa syresh nuk ka gjëra të rëndësishme apo tërheqëse për t’u ndjekur në profilin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco