Në 5-vjetorin e tyre të martesës, Justin Bieber publikon fotot e rralla me Hailey-n dhe i dedikon fjalët e ëmbla: Të dua me gjithë qenien time

Në 5-vjetorin e tyre të martesës, Justin Bieber publikon fotot e rralla me Hailey-n dhe i dedikon fjalët e ëmbla: Të dua me gjithë qenien time

16:09, 14/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Justin Bieber dhe parnterja e tij Hailey kanë festuar së fundmi pesë vjetorin e martesës së tyre.

Dhe në këtë ditë të veçantë artisti ka ndarë për ndjekësit disa imazhe të pabulikuara më parë krah modeles, teksa shkroi:

“Për më të shtrenjtën, të dashurën time. 5 vite. Më ke pushtuar zemrën. Unë e di nga thellësia e shpirtit tim se ky udhëtim me ty vetëm do të tejkalojë situatat tona më të vështira. Pra, le të vazhdojmë të ëndërrojmë zemra ime. Gëzuar përgjithmonë e përgjithmonë. Të dua me gjithë qenien time.GËZUAR 5 VJETORIN!!!”

Postimi përmbante foto të adhurueshme të çiftit, nga puthjet pasionante e deri te darkat me qirinj, duke i kujtuar të gjithëve dashurinë që ata kanë për njëri- tjetrin.

Modelja gjithashtu publikoi një postim të ëmbël dhe të shkurtër në Instagram ku shkruante:

“5, të dua”, shoqëruar nga një yll dhe një emoji zemre. Postimi i saj përfshinte imazhe që kapnin momente të ëmbla nga udhëtimi i tyre, me një foto veçanërisht të Justin- it duke e përqafuar dhe puthur në faqe.

Çifti u fejua në korrik të 2018-ës dhe i shkëmbyen betimet  e tyre me një ceremoni private në shtator. Në vitin 2019 , ata festuan dashurinë e tyre me një ceremoni luksoze në hotelin Montage Palmetto Bluff në Karolinën e Jugut .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco