'Je plakur tani'/ Bleona nuk ia lë mangët ndjekësit

'Je plakur tani'/ Bleona nuk ia lë mangët ndjekësit

15:16, 14/09/2023
A+ Aa A-

Bleona Qereti është një nga femrat më tërheqëse shqiptare sigurisht.

Ndonëse nuk është aktive me projekte muzikore, Bleonën e gjeni në Instagram me postime të shpeshta, shpesh edhe provokuese.

Siç ka ndodhë së fundmi ku ajo ka ndarë disa foto nga një dhomë hoteli ku nuk kanë munguar komentet e shumta.

Ajo shfaqet e shtrirë teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

“Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar dikush në seksionin e komenteve.

Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfolloë dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua”, i shkruan Bleona.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco