Pas akuzave të rënda, ish-menaxheri Drin Zatriqi padit Dafina Zeqirin. Kërkon gjysmë milion euro dëmshpërblim

Pas akuzave të rënda, ish-menaxheri Drin Zatriqi padit Dafina Zeqirin. Kërkon gjysmë milion euro dëmshpërblim

14:20, 14/09/2023
A+ Aa A-

Rreth një vit më parë Dafina Zeqiri pati një përplasje të fortë në rrjetet sociale me ish-menaxherin e saj Drin Zatriqi. Gjithçka filloi me një status të këtij të fundit në rrjetet sociale ku kritikonte VIP-at për “lotët e krokodilit” lidhur me rastin e 11- vjeçares së përdhunuar në Prishtinë.

Postimi i Drinit në Facebook bëri që Dafina Zeqiri t’i kundërpërgjigjej në Twitter ku hodhi edhe akuza të rënda në drejtim të tij.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Mos të flasim për sene tjera! Ti më ke kërcënuar e del këndej e han m***”, shkroi asokohe këngëtarja, në postimin të cilin e fshiu më pas.

Më pas i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Drinit, që me disa shkrime të tjera në Facebook e sfidon këngëtaren për këto akuza, teksa i kërkoi që nëse ka prova t’i bëjë publike.

“Dafina Zeqiri ma paska qëndisur një Twitter. As nuk po e kuptoj bile pse… sidoqoftë. E sfidoj për këtë akuza! Më paska thënë “rrahës i femrave”. Unë po e pyes publikisht me na e tregu me emër e mbiemër vajzën që ajo më paska akuzuar…Ose shihemi në gjyq. Hajde Duffy, tregona!”, ka shkruar Zatriqi fillimisht.

Në një tjetër postim të cilin gjithashtu e fshiu, Dafina ka vazhduar të drejtoj pyetje ndaj Drinit për arsyet pse ai ka ikur nga Kosova dhe çfarë ka bërë në Amerikë, ndërsa u shpreh e gatshme për gjyq.

“Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”, replikon këngëtarja.

E duket se tashmë, ai e ka pranuar ‘sfidën’ e Dafinës për gjyq pasi së fundmi ai ka ngritur një padi ndaj këngëtares.

E teksa Dafi po shijon pushimet e saj, në rrjet po qarkullon përmbajtja e padisë së ish-menaxherit të saj.

Përmes avokatit të tij, Zatriqi po i kërkon këngëtares një dëmshpërblim me vlerë prej gjysmë milioni eurosh.

Padia në fotot më poshtë:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco