Çudirat e Kanye West! Vilën në Malibu do ta kthejë në strehë për bomba

Çudirat e Kanye West! Vilën në Malibu do ta kthejë në strehë për bomba

13:13, 14/09/2023
A+ Aa A-

Nuk kanë fund çudirat me Kanye West. Reperi ndodhet në telashe me drejtësinë pasi një punonjës i tij e ka denoncuar për kushte jo të sigurta në punë dhe paga të lëna pezull.

Detaje nga denoncimi

Reperi i cili ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye ka pushuar ish-menaxherin e projektit dhe kujdestarin e një prone në Malibu, pasi ky i fundit nuk hoqi të gjitha dritaret dhe nuk ndërpreu energjinë elektrike nga shtëpia, siç ai e kishte udhëzuar.

Sipas padisë së punonjësit në gjykatën e lartë të qarkut të Los Anxheles, reperi kishte planifikuar që vilën luksoze të cilën e bleu në vitin 2021 për 57 milionë dollarë, t’a kthente në një strehë për bomba.

“Ne do t’i nxirrnim të gjitha dhe do t’i ndërtonim atij një shpellë lakuriqësh nate” ,tha Saxon për NBC.

Image

Saxon tha gjithashtu se megjithëse fillimisht mendoi se Ye donte të krijonte një projekt arti, shumë shpejt qëllimi i tij u bë i qartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco