Momenti historik në MTV VMA! Grupi ‘NSYNC’ ribashkohet pas dy dekadash

Momenti historik në MTV VMA! Grupi ‘NSYNC’ ribashkohet pas dy dekadash

12:19, 14/09/2023
A+ Aa A-

ëngët e Justin Timberlake dhe bandës së tij në atë kohë ishin nga më të dëgjuarat, për rikujtesë, disa nga hitet e para dy dekadave të ‘NSYNC’ janë: ‘Bye, Bye, Bye’, ‘I Want u Back’, ‘This I Promise U’.

Surprizën e radhës grupi zgjodhi ta bënte në ceremoninë vjetore por pa ndarë shumë detaje. Grupi lajmëroi se do të vijë me projekte të reja të cilat do të publikohen në muajt e ardhshëm. Megjithatë ata kanë zgjedhur të mos i lënë shumë në pritje fansat e tyre, e për ta kanë një datë të publikimit të këngës së parë.

Kënga, e cila do të dalë më 29 shtator, do jetë në kolonën zanore të filmit të ardhshëm “Trolls Band Together”, pasi u publikua një ‘trailer’ i ri për filmin e ardhshëm të animuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco