Kourtney Kardashian ndan fotot 'fuqizuese' të shtatzënisë pas operacionit urgjent

Kourtney Kardashian ndan fotot 'fuqizuese' të shtatzënisë pas operacionit urgjent

21:22, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian po ndihet e fuqizuar teksa është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt. 44-vjeçarja e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent javën e kaluar, ndau në Instagram një sërë fotosh me barkun e rrumbullakosur.

“Shtatzënia është kaq fuqizuese,” shkroi ajo krah postimit.

Në foto, ylli i “Kardashians” kishte veshur një palë sytjena të zezë me një majë të tejdukshme dantelle dhe doreza të ngjashme. Ajo kishte po ashtu një xhaketë lëkure të zezë dhe pantallona lëkure, teksa shikonte kamerën me një vështrim sensual.

“Shumë e lumtur që ju dhe fëmija jeni mirë. Mezi pres ta shoh kur të lindë. Gëzoje pjesën tjetër të shtatzënisë, mama”, ka komentuar një fanse.

Postimi vjen një javë pasi ylli i reality ‘Keeping up with the Kardashians’, e cila pret një djalë me bashkëshortin Travis Barker, iu nënshtrua një operacioni “urgjent” për fëmijën e saj të tretë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco