‘Foton e hodha pa e menduar’ – Stresi sqaron spekulimet me 18-vjeçaren

‘Foton e hodha pa e menduar’ – Stresi sqaron spekulimet me 18-vjeçaren

20:31, 11/09/2023
A+ Aa A-

Femra, e cila u komentua në rrjetet sociale si e dashura e Stresit, është protagoniste në videoklipin e radhës të këngëtarit.

I ftuar në “Ftesë në 5”, Arkimed Lushaj mohoi të ketë një romancë mes tij dhe vajzës, me të cilën publikoi një fotografi në Instagram disa ditë më parë.

“Kjo është një këngë. Gabimi është vetëm imi. Kur shkrepëm foton, e hodha pa e menduar që do të bëhej kaq e madhe”.

“Dikush mund ta ketë nxjerrë për t’i bërë keq vajzës. Nuk e njoh shumë, ka qenë atë ditë në videoklip. Edhe shkrimi im ishte pak provokativ”,ka sqaruar reperi.

Ai u shpreh se aktualisht nuk është në një lidhje, por dëshira më e madhe është të bëhet prind.

“Unë jam ‘single’ aktualisht. Bëj jetën time më së miri. Dëshira ime më e madhe është të bëhem baba. Dua tre fëmijë. Do të jem babai më i mirë në botë”, është shprehur ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco