Vdes në një aksident ‘horror’ modelja e ‘Tik Tok’

Vdes në një aksident ‘horror’ modelja e ‘Tik Tok’

18:36, 11/09/2023
A+ Aa A-

E reja si ‘La Bellota’, influencere në rrjetin TikTok raportohet se është gjetur e vdekur në makinën e saj që kishte rënë në një kanal në Meksikë.

22 vjeçarja që humbi jetën në mbrëmjen e 8 shatorit, sapo kishte shpërndrë imazhe të festës me miqtë në një klub në San Francisquillo.

Michelle Lizarraga u gjet e pajetë nga shërbimet e emergjencës kur nxorrën makinën e saj nga uji në rajonin e Sinaloa, shkruan rrjeti AP.

Pak pasi kishte dalë nga bari, modelja e TikTok dyshohet  se nga shpejtësia është përplasur me makinën e saj dhe është përmbysur në kanal. Makina ishte mbushur shpejt me ujë duke çuar dhe në mbytjen e 22-vjeçares.

Image

Trupi i saj besohet se është identifikuar nga miqtë prej tatuazheve.

Mijëra ndjekësit e saj kanë bërë homazhe në rrjet, duke lënë komente trishtimi në postimin e saj të fundit.

“Mikeshë e bukur, do të na marrë malli”, shkruante një prej tyre.

Një tjetër ndjekëse shkruante: “Ishe gjithmonë një shembull për mua, prehu në paqe”.

Modelja kishte rreth14,000 ndjekës në rrjetin TikTok, ku jepte këshilla stili e bukurie për vajzat, si dhe tregonte për historitë e saj personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco