E vutë re? Cila është domethënia e madhe e tatuazhit të Dakut?

E vutë re? Cila është domethënia e madhe e tatuazhit të Dakut?

09:34, 11/09/2023
A+ Aa A-

Shqipëria mbrëmjen e djeshme ka korrur një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024.

Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.

I sapofutur në fushën e lojës, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës.

Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzuan gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco