Luizi e heq nga Instagram-i, Ronaldo 'hakmerret' tek Kiara

Luizi e heq nga Instagram-i, Ronaldo 'hakmerret' tek Kiara

11:37, 05/09/2023
A+ Aa A-

Rikthehet telenovela Ronaldo-Kiara-Luizi. Treshja nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në Instagram.

Ka qenë fillimisht Luizi ai që ka hequr nga personat që ndjek moderatorin. Menjëherë pas kësaj edhe Ronaldo nuk e ndjek më fituesin e “BBV” edhe Kiarën në rrjetin e tij social.

Kujtojmë që më herët “sherri” midis çiftit dhe Ronaldos nisi pasi ky i fundit konkurrent në “Kepin e Vip-ave” u shpreh se ky emision do t’i shkonte më shumë atij se Kiarës.

Pas kësaj nuk munguan kunjat në rrjetet sociale nga të gjitha palët e përfshira.

I pyetur në një bisedë virtual disa javë më parë në lidhje me raportin e tij me Kiarën dhe Luizin, moderatori u shpreh: “Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco