Cher sapo na rrëfeu 'sekretin' e pamjes së saj rinore dhe qenka më i thjeshtë sesa e kishim menduar!

Cher sapo na rrëfeu 'sekretin' e pamjes së saj rinore dhe qenka më i thjeshtë sesa e kishim menduar!

10:59, 05/09/2023
A+ Aa A-

Diva e muzikës, Cher ka zbuluar sekretin e saj për të ruajtur pamjen e saj rinore në moshën 77-vjeçare gjatë një interviste në Good Morning Britain.

Ajo tha se nuk mund ta besojë se do të mbushë 80 vjeç së shpejti.

Kur u pyet se si qëndron kaq e re dhe magjepsëse, Cher tha se “nuk do t’i shkurtojë kurrë flokët e saj dhe nuk do të ndalojë së veshuri xhinse“.

 “Më kujtohet kur shoqja ime Paulette dhe unë flisnim se kur do të prisnim flokët dhe kur do të ndalonim të vishnim xhinse. Nuk mund ta besoj që në një moment do të mbush 80 vjeç, më shpejt se sa do të doja. Dhe unë ende do të vesh xhinset e mia dhe do të kem akoma flokë të gjat”y Gjenet në familjen time janë shumë të mahnitshme. Nuk e di nëse të mos ndjehesh e vjetër të bën më të ri. Une nuk jam e sigurt. Unë ndjek trendet dhe kam shumë miq të rinj”.

“Kam edhe miq të shkëlqyer. Sinqerisht, nuk po përpiqem të ndihem i ri, nuk po përpiqem të jem i ri, jam ky që jam, çfarëdo që të thotë kjo”, ka thënë ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco