Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Gjerë e gjatë, Fero flet për herë të parë pas përfshirjes në fenë Islame!

Gjerë e gjatë, Fero flet për herë të parë pas përfshirjes në fenë Islame!

12:10, 04/09/2023
A+ Aa A-

Së fundmi Fero ka realizuar intervistën e parë pas përfshirjes së tij në fenë islame. Pasi la qelinë, ku ndodhej sepse u akuzua se ushtroi dhunë ndaj ish-gruas së tij Arbenita Ismajlit, reperi njoftoi se ka hequr dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë.

“Unë e kam pasur një jetë shumë të shfrenuar. Pas shumë sprovave jam munduar shumë herë të jem i udhëzuar, por nuk kam mundur. Kohët e fundit, i jam lutur Allahut të më udhëzojë. E falënderoj Allahun që nuk kam vdekur gjatë kohës që kam qenë i shfrenuar.”

Fero gjatë intervistës u shpreh se vetëm tani e ka gjetur lumturinë: “Gjynahet i kam bërë me arsye, me vetëdije. Jam mundur të gjej lumturinë. Krejt ajo lumturi e kohës së shfrenuar ka qenë një lumturi jo e vërtetë. Nuk e kam gjetur lumturinë që ma qetëson shpirtin, derisa mësova për fenë. Derisa jam falur dhe në namaz e kam gjetur atë qetësinë shpirtërore.”

Për të gjithë ata që pyesin si ndihet ai pas këtij vendimi të papritur, Fera shprehet: “Unë dua t’ju them të gjithëve se asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i lumtur. Asnjëherë nuk kam qenë më rehat. Kam pasur përfitime të mëdha, kam shkuar në vende luksoze, por pas çdo kënaqësie që nuk ka qenë kënaqësi e vërtetë kam ndjerë zhgënjim. E kam ndjerë që më mungon diçka.”

Siç e përmendëm ai ka hequr dorë nga muzika, burimi i parave. Me të drejtë pyesim po tani me çfarë do të jetojë?-“Allahu e furnizon edhe një zog në mal. Për mua nuk ka vlerë as pasuria, as gjërat materiale nuk kanë vlerë. Kur e kam kuptur unë këtë, kam nisur edhe ta praktikoj. Për hir të Allahut i kam lënë të gjitha gjërat. Allahu ia siguron robit të vetë riskun. Edhe unë e kam pasur frikën se po humbas shumë. Po humbas para dhe oferta. Para se të udhëzohem e kam pasur një ftesë nga “Big Brother”. Por, për hir të Allahut e refuzova,”-tha ai.

Në lidhje me tatuazhet që janë të ndaluara në fenë Islame, Fero tha: “Kam biseduar me hoxhallarë për tatuazhet, por nuk ka besimtarë të pastër.”

Reperi e përmbylli duke folur për rrjetet sociale, ku u shpreh se ka vetëm Instagram: “Unë nuk kam TikTok. Unë kam vetëm Instagram. Unë nuk hy më “live”. Nuk kam as Youtube, e kam pasur por ja kam dhënë një x këngëtari.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco