1 vit më parë u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, ja si është tani gjendja shëndetësore e Celine Dion

1 vit më parë u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë, ja si është tani gjendja shëndetësore e Celine Dion

14:50, 01/09/2023
A+ Aa A-
Këngëtarja e njohur Celine Dion “po bën gjithçka që mundet” kundër betejës me sëmundjen e rëndë “Stiff-person syndrome”.

Gjatë një interviste për revistën “Hello” motra e artistes, Claudette Dion u shpreh se ajo dhe familja e saj po bëjnë çdo gjë për të ndihmuar motrën e saj “të fortë” në mënyrë që ti lehtësojnë sadopak dhimbjen.

“Ajo po bën gjithçka për t’u rikuperuar. Ajo është një grua e fortë.“- tha ajo gjatë intervistës.

Teksa shtoi: “Është një sëmundje për të cilën dimë shumë kaq pak. Ka konvulsione të cilat janë ato janë të pamundura për t’u kontrolluar. Ka pak gjëra që mund të bëjmë për ta mbështetur atë, për të lehtësuar dhimbjen e saj. Së  bashku me shumë doktorë dhe studiues po përpiqemi që të gjejmë një ilaç për këtë sëmundje të tmerrshme”.

Image

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, sindroma e personit të ngurtë është një “çrregullim i rrallë neurologjik progresiv që mund të shkaktojë ngurtësim të muskujve, krahë dhe këmbë dhe kjo sëmundje prek një në një milion njerëz”.

Motra e tyre Linda dhe burri i saj që atëherë janë zhvendosur në shtëpinë e Celine në Las Vegas  për tu kujdesur për këngëtaren.

Kujtojmë që Celine zbuloi diagnozën e saj në dhjetor 2022, dhe kjo gjë që e detyroi të atë të anulonte turtneun e saj Botëror.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco