Foto tepër të përpunuara, influencerja vihet në lojë nga ndjekësit

Foto tepër të përpunuara, influencerja vihet në lojë nga ndjekësit

11:19, 31/08/2023
A+ Aa A-

Një vajzë koreano-jugore është vënë në lojë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale për shkak të fotove shumë të përpunuara që poston.

Influencerja Shashaeile është bërë e famshme për “selfie”-t e saj me Photoshop, gjë që ka bërë 800 000 ndjekësit e saj të Instagramit që të tallen me postimet.

“Gota e verës duket shumë e madhe dhe e rëndë për të. Kujdes se mos biesh brenda”, lexohet në një koment.

Një koment tjetër ironizon: “Sa natyrale dhe e vërtetë që është. E dua shumë këtë vajzë”.

“Dua me të vërtetë ta shikoj se si do të duket pa filtra dhe pa përpunim”, komenton një tjetër.

Ka edhe nga ata ndjekës që dyshojnë se kjo vajzë është e vërtetë, duke thënë që është thjesht krijim i inteligjencës artificiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco