Nga OnlyFans në manastir, modelja italiane: Dua të jem shembull

Nga OnlyFans në manastir, modelja italiane: Dua të jem shembull

15:19, 30/08/2023
A+ Aa A-

Modelja italiane, Emy Buono, ka 155 mijë ndjekës në Instagram dhe është bërë e famshme në të gjithë botën tashmë për lajmin se është futur në një manastir.

25-vjeçarja e cila mbahej duke shitur foto “pikante” në Only Fans, ka vendosur “të dalë në pension” pas ofendimeve të shumta që mori nga njerëzit për profesionin e saj.

Ajo tashmë po qëndron në një manastir në Sorrento.

“Kam nisur të punoj që 13 vjeç, duke bërë punë të vogla, sepse nëna ime dhe unë kishim nevojë për para. Kam larë pjata, kam punuar balerinë nëpër diskoteka, kam qenë pjesë e programeve televizive dhe kam pozuar si modele. Por, kurrë nuk kam pasur stabilitetin ekonomik që më ka dhënë OnlyFans. Ishin para që fitoheshin lehtë”, deklaron Buono.

Por, kur disa video të saj në OnlyFans u publikuan falas në internet, modelja pati shumë probleme: “Kishte njerëz që më shanin në rrugë pasi kishin parë videot, privatësia ime u zhduk. Videot e mia, që mund të shiheshin vetëm në platformën OnlyFans, u bënë virale. I ka parë edhe mamaja ime, edhe i dashuri. Ndihem keq, pasi e di që ato video nuk do të zhduken kurrë nga interneti. As punë nuk do të gjej më. Ka ardhur koha të largohem nga rrjetet sociale, edhe pse ato më kanë dhënë bukë deri tani”.

Në manastir, ajo shpreson të nisë një jetë të re: “Aktualisht fle gjithë ditën dhe po marr ilaçe kundër depresionit. Mendoj se në manastir do të gjej qetësi, dashurinë e pastër dhe sinqeritetin. Murgeshat nuk do të më gjykojnë dhe dua të kthehem në një shembull për të gjithë ata që duan të ndryshojnë jetën e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco