Swifterature: Studentët në Belgjikë do të studiojnë Taylor Swift

Swifterature: Studentët në Belgjikë do të studiojnë Taylor Swift

08:30, 16/08/2023
A+ Aa A-

Universiteti i Gentit në Belgjikë do të fillojë një kurs të ri letërsie që do të ketë si objekt studimi tekstet e këngëtares Taylor Swift.

Këtë vjeshtë, kursi “Literature: Taylor’s Version” (Letërsia: Versioni i Taylor") do të jetë në dispozicion të studentëve, i cili do të kurohet nga profesoresha Elly McCausland.

McCausland – autore e blogut "Swifterature", i cili krahason temat, imazhet dhe përdorimin e gjuhës së Taylor Swift me shkrimtarët, duke përfshirë Sylvia Plath, Charles Dickens dhe william Shakespeare – do të përdorë këngët e Swift për t'u angazhuar me letërsinë "nga periudha mesjetare në atë viktoriane.”

Ajo kishte kohë që e mendonte një kurs të tillë, ide që u kristalizua pas publikimit të albumit “Midnights” vjeshtën e kaluar.

"Ka një këngë atje të titulluar ‘The Great War’, e cila përdor Luftën e Parë Botërore si një analogji për thyerjen e zemrës. Kjo më bëri të mendoj për poezinë e Sylvia Plath, "Babi", në të cilën ajo përdor Holokaustin për të diskutuar marrëdhënien e saj të trazuar me të atin,” tha ajo. "Ky përvetësim i dhimbjes historike dhe luftës si një metaforë (për dashurinë dhe humbjen) - Fillova të mendoj për paralele të tjera letrare dhe ja ku u krijua kursi."

Regjistrimi është i hapur për të gjithë, përfshirë ata që nuk e konsiderojnë veten fansa të Taylor Swift ose mund të mos e kenë hasur kurrë muzikën e saj.

Ndonëse ky kurs mendohet të jetë i pari në Europë që studion Taylor Swift, këngëtarja studiohet tashmë në disa kolegje në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco