'Barbie' ndalohet edhe në Algjeri, filmi i ndaluar në disa vende për nxitje të homoseksualitetit

'Barbie' ndalohet edhe në Algjeri, filmi i ndaluar në disa vende për nxitje të homoseksualitetit

16:47, 15/08/2023
A+ Aa A-

Filmi “Barbie” është ndaluar të shfaqet në Algjeri tri javë pas premierës në kinema. Edhe pse argumenti zyrtar nuk bëhet i ditur, mediat raportojnë se vendimi është marrë me arsyetimin se filmi bie ndesh me normat morale. Disa vende të lindjes së Mesme kanë ndaluar filmin që ka arkëtuar 1.2 miliard dollarë në kinema.

Algjeria ka ndaluar shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema, tre javë pasi transmetimit për herë të parë në kinematë e vendit musliman

Vendimi i ndërprerjes së transmetimit është marrë me  arsyetimin se filmi bie ndesh me parimet morale.

Barbie, film që ka arkëtuar 1.2 miliard dollarë nëpër kinema në gjithë botën, është shfaqur në kinematë e Algjerisë prej 19 korrikut, deri më 13 gusht.

Kompania për shpërndarje të filmit në këtë shtet nuk e ka bërë të ditur arsyetim e ndërprerjes së transmetimit, por një agjensi lokale e lajmeve duke ciktuar disa burime dha si shkak shkeljen e parimeve morale

“Algjeria është përfshirë në situatë kundërthënëse për Barbien, për shkak të skenave që janë për të rritur” dhe për aludimet për homoseksualitet, shkruante agjensia e lajmeve TSA.

Ndonëse filmi është mbështetur nga komunitetit LGBT në gjithë botën, në film nuk ka referenca për marrëdhënie seksuale mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ministria e Kulturës në Algjeri, e cila zakonisht deklarohet për këto çështje, deri më tani ka qëndruar e heshtur.

Vendim të ngjashëm kanë marrë edhe vendet tjera në lindjen e Mesme

Kuvajti e ka ndaluar shfaqjen e filmit duke thënë se shqetësohet për çështje etike.

Ministria e Kulturës në Liban ka thënë se u ka kërkuar autoriteteve ta ndalojnë shfaqjen e filmit për shkak të “promovimit të homoseksualitetit”.

Ky film nuk është shfaqur as në Katar, dhe as nuk ka pasur njoftim zyrtar për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco