Rrëfimi i trishtë i Genc Fugës: Mezi presim daljen e rrogës në fund muaji

Rrëfimi i trishtë i Genc Fugës: Mezi presim daljen e rrogës në fund muaji

13:27, 31/07/2023
A+ Aa A-

Aktori Genc Fuga iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë, pas një ishemie cerebrale që mund t’i kushtonte dhe jetën.

Për shkak të mosrealizimit të ndërhyrjes në spitalin shtetëror, ai u detyrua ta kryejë operacionin në privat, ndërsa partnerja Eni Jani kërkoi me përulësi nga kolegët dhe kushdo kishte mundësi dhe dëshirë, të kontribuonte për shifrën e ndërhyrjes që kapte 20 mijë euro.

I trishtë është fakti si dy artistë që kanë ushqyer për kaq vite Shqipërinë me art, nuk vlerësohen për kontributin dhe s’kanë mundësi as të shpëtojnë veten në raste të tilla si ky, pa shtrirë dorën të kërkojnë ndihmë.

Më herët, teksa ishte i ftuar në “Glamour Zone”, Fuga tregoi realitetin e hidhur dhe përjetimet e tij nga vështirësitë ekonomike, që përpiqet t’i fshehë para fëmijëve.

Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që t`i i ke dhënë gruas tënde?

Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?

Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fsheh pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes. është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco