Chiara Ferragni humb 'vajzën' e saj, dedikimi prekës i blogeres

Chiara Ferragni humb 'vajzën' e saj, dedikimi prekës i blogeres

14:16, 29/07/2023
A+ Aa A-

Dita e sotme është e trishtë për Chiara Ferragni-n.

Kjo pasi qeni i saj Matilda është larguar nga kjo jetë. Pak ditë më parë ajo mbushi 13 vjeç.

Chiara e konsideronte qenin si vajzën e saj të madhe ndërsa i kishte hapur edhe një llogari në Instagram, ku Matilda numëronte 389 mijë ndjekës [‼️]

Në postimin e saj në Instagram, blogerja shkruan: “Në këto trembëdhjetë vite së bashku ti ke qenë vajza ime e vogël dhe në të njëjtën kohë shoqja ime, gjithmonë e gatshme për të më bërë shoqëri dhe për të më bërë të ndihem e dashuruar kur kisha më shumë nevojë. Mjaftoi që të të përqafoja dhe të nuhasja erën tënd për t’u ndjerë si në shtëpinë time sepse kjo është pikërisht ajo që ke qenë gjithmonë: familja ime. Dhe ti bëre akoma më shumë, “krijove” atë që është familja jonë.

Shpresoj se të kam bërë të bësh një jetë të mirë dhe të kam bërë të ndjesh dashurinë time çdo ditë, sepse gjithmonë e kam ndjerë tënden. Do të më mungojë gjithçka nga ty Mati. Do të jesh gjithmonë fëmija im i pare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco