Drake qenka personi misterioz që bleu unazën 1 milionë dollarëshe të TuPac në ankand!

Drake qenka personi misterioz që bleu unazën 1 milionë dollarëshe të TuPac në ankand!

13:32, 29/07/2023
A+ Aa A-

Koleksioni i bizhuterive të Drake, i cili përfshin disa pjesë të rralla dhe ekskluzive, sapo u bë edhe më unik pasi reperi ka blerë artifaktin më të vlefshëm Hip-Hop të shitur ndonjëherë në ankand.

Të martën (25 korrik), 'Sotheby's' njoftoi se pjesa e kurorës së artë të verdhë të Tupac Shakur ishte shitur për një rekord 1.02 milionë dollarë.

Unaza është projektuar nga vetë Pac dhe është e veshur me 10 karat rubin kabokon dhe gati pesë karat diamante. Ai gjithashtu mban mbishkrimin "Pac & Dada 1996" për nder të fejesës së reperit me Kidada Jones, vajzën e Quincy Jones.

Edhe pse shtëpia e ankandeve nuk e përmendi emrin e blerësit, ajo tani është në posedim të një prej yjeve më të mëdhenj të Hip-Hop-it. Të enjten Drake promovoi në Instagram këngën e tij të re me Travis Scott, "Meltdown", nga albumi i sapopublikuar "Utopia".

Megjithatë, të gjithë sytë ishin te unaza ekstravagante që Drake ndau në foto, unaza e veçantë e kurorës së Tupac. 

Image

Në janar, Drake në videon "Jumbotron Sh*t Poppin" tregoi disa nga pjesët ikonë të Jacob & Co. të Pharrell Williams. Midis tyre, varsja N.E.R.D me tre ngjyra 14K të Skateboard P, një varse prej Ari të Bardhë dhe varsja Skateboard.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Drake i la të gjithë gojëhapur me varsen e tij të diamantit Previous Engagements, 351,38 karat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco