I propozoi para 19 vitesh, ish-shefi i Ferrari-t kurorëzon dashurinë me yllin e Hollywood-it

I propozoi para 19 vitesh, ish-shefi i Ferrari-t kurorëzon dashurinë me yllin e Hollywood-it

13:02, 29/07/2023
A+ Aa A-

Jean Todt, ish-shefi i famshëm i skuadrës Ferrari në vitet e arta të Michael Shumaher dhe më pas president i FIA-s, është martuar këtë javë me aktoren e njohur Michelle Yeoh, me të cilin shoqërohet prej dy dekadash. Të dy kanë lidhje të fortë dhe kjo kuptohet nga fakti se janë martuar rreth 19 vite pasi ai i kishte propozuar asaj me unazë në dorë.

Dasma e çiftit është zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës ku ata jetojnë dhe një prej personave pjesëmarrës ka qenë ish-piloti i Formula 1, Felipe Massa, i cili ka një lidhje të ngushë me Todt dhe aktoren e cila fitoi çmimin Oscar këtë vit.

Mes fotove të ceremonisë që Masa postoi në rrjetet sociale, ishe pikërisht edhe detaji i kësaj periudhe të gjatë që nga momenti kur Todt i kishte kërkuar asaj të martoheshin.

“Ne u njohëm në Shangai më 4 qershor të vitit 2004. Më 26 korrik të vitit 2004, Zhan Todt i propozoi për martesë Mishel Jeoh dhe ajo  tha po. Pas 6992 ditësh, sot më 27 korrik të 2023 në Gjenevë, të rrethuar nga familja dhe miqtë tanë, jemi shumë të lumtur që të festojmë këtë moment të lumtur me të gjithë ju”, shkruhej në një pllakatë të vendosur në sallën ku u zhvillua kokteji i çiftit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco