Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

Problemet me ligjin nuk kanë të mbaruar për Shakirën, nis hetimi i dytë ndaj këngëtares

Problemet me ligjin nuk kanë të mbaruar për Shakirën, nis hetimi i dytë ndaj këngëtares

09:30, 21/07/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira po përballet me disa akuza reja dhe është rihapur çështja hetimore e mashtritmit tatimor të vitit 2008.

Pothuajse 10 muaj pasi artistja doli në gjyq për çështjen e evazionit fiskal prej 13.9 milionë dollarësh në Spanjë, në lidhje me këtë çështje është hapur një tjetër hetim.

Sipas Reuters , një gjykatë spanjolle ka nisur një hetim të ri për Shakirën pasi dyshohet se në vitin 2008 këngëtarja mashtroi Agjencinë Tatimore lidhur me pasurinë dhe të ardhurat e saj.

Mirëpo artistja ka zgjedhur të heshtë, ndërsa avokati i saj tha për People se ajo ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nën këshillën e eksperetëve më të mirë tatimorë.

Image

“Shakira ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nën këshillën e ekspertëve më të mirë tatimorë. Ajo tani është e fokusuar në jetën e saj si artiste në Miami dhe ka besim se do të ketë një zgjidhje të favorshme për çështjet e saj tatimore.”- tha avikati i artistes.

Përfaqësuesi i këngëtares tha gjithashtu se ajo nuk ka marrë ende ndonjë njoftim zyrtar për hetimin e dytë në lidhje me vitin financiar 2018.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” pritet të dalë në gjyq në vjeshtë për rastin e parë, sipas El Pais .

Siç raportohet nga AP , nëse këngëtarja shpallet fajtore lidhur me këtë çështje ajo mund të dënohet me tetë vite burg dhe me një gjobë.

Një vit më parë, Shakira refuzoi një ofertë zgjidhjeje për çështjen, sipas Reuters , e cila do ta kishte zgjidhur atë pa ndërhyrë gjykata. Ajo ka mohuar çdo akuzë, teksa

Piari i saj pohon se artistja ka paguar të gjitha detyrimet plus 3 milionë dollarë në interes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco