Kylie tregon si Stormi e ndihmoi të dashurojë veshët e saj, që dikur i kishte kompleks

Kylie tregon si Stormi e ndihmoi të dashurojë veshët e saj, që dikur i kishte kompleks

13:23, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kylie Jenner e ka pranuar jo rrallëherë se në moshë më të re, kishte komplekse me pamjen e saj.

Buzët dhe veshët ishin “problemi” më i madh e ndërsa buzët i zgjidhi duke i mbushur me lip fillers, veshët vendosi t’i mbulojë me flokë e të mos shfaqej kurë me flokë të mbledhura në publik.

Mirëpo, mëmësia bën mrekulli dhe ardhja në jetë e Stormi-t e ka ndihmuar Kylie-n të superojë kompleksin e saj. Kur e pa që e bija i ngjau asaj për veshët, Kylie në fakt nuk i urreu më, por i dashuroi!

“Stormi kishte veshët e mi, dhe më bëri të kuptoj se sa shumë i dua ata. Nëse jam e pasigurt për veshët e mi dhe më pëlqen të mendoj se vajza ime është gjëja më e bukur ndonjëherë, dhe thjesht më pëlqen, tani në cdo tapet të kuq unë i mbaj flokët lart…”- ka treguar ndër të tjera ajo.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco