Do bëhen prindër së shpejti, ja emri i veçantë që Travis Baker dhe Kourtney Kardashian kanë zgjedhur

Do bëhen prindër së shpejti, ja emri i veçantë që Travis Baker dhe Kourtney Kardashian kanë zgjedhur

11:46, 20/07/2023
A+ Aa A-

Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Baker së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë modelja disa muaj më parë gjatë koncertit të Baker me Blink-182 ne Los Angeles.

Ndërsa disa ditë më pas gjatë një feste që çifti organizuan së bashku me familjarët dhe miqtë e tyre, dyshja zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Mirëpo së fundmi Travis gjatë një interviste për emisionin “GOAT Talk”, ndër të tjera ka zbuluar se dyshja do të pagëzojë të voglin e tyre me emrin Rocky 13.

“Më pëlqen Rocky 13.”- tha Travis.

Image

Ndër të tjera bateristi tha se ka zgjedhur këtë emër për djalin e tij pasi i pëlqente shumë Rocky George, ndërsa përsa i përket 13-tës tha se ai është numri më i madh i të gjitha kohërave.

“Rocky George luajti kitarë për Tendencat Suicidal. Dhe 13 është vetëm numri më i madh i të gjitha kohërave.”– ka treguar Baker.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco