Bella Hadid i jep fund lidhjes së saj, ja çfarë ndodhi....

Bella Hadid i jep fund lidhjes së saj, ja çfarë ndodhi....

08:56, 20/07/2023
A+ Aa A-

Mes një pauze për të trajtuar shëndetin e saj, është bërë me dije nga mediat e huaja se Bella Hadid i ka dhënë fund edhe lidhjes së saj me Marc Kalman.

Burime për ET shprehen se ata janë ndanë që në pranverë: “Ata ishin shumë të dashuruar, por marrëdhënia përfundimisht shkoi në rrjedhën e saj dhe ata vendosën t’i japin fund gjërave. Bella është një person shumë i mirë, por lufton me presionet e famës. Ajo është përpjekur të kujdeset për veten që nga ajo kohë”.

Supermodelja 26-vjeçare po merr gjithashtu një trajtim të përditshëm për sëmundjen e saj Lyme.

“Bella Hadid ka qenë në pushim mjekësor për katër muajt e fundit dhe është në trajtim të përditshëm për sëmundjen Lyme”, tha një burim për ET. “Nëntë muaj më parë, Bella vendosi të mos pinte më. Ajo ka qenë esëll për nëntë muaj dhe nuk ka pasur kurrë probleme me alkoolin apo drogën. Bella nuk është në rehabilitim.”

Ndarja e Bella-s vjen pothuajse një vit pasi një burim i tha ET se Marc, një drejtor arti, po planifikonte t’i propozonte në vjeshtë, pasi ata kishin biseduar për një martesë në Kaliforni.

ImageAta e konfirmuan lidhjen e tyre në korrik 2021, por e mbajtën larg syrit të medias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco