Reese Witherspoon flet për divorcin nga ish-bashkëshorti, Jim Toth

Reese Witherspoon flet për divorcin nga ish-bashkëshorti, Jim Toth

14:58, 14/07/2023
A+ Aa A-

Reese Witherspoon ka folur për herë të parë për ndarjen e saj nga Jim Toth, pasi deklaruar në mars në rrjetet sociale se do t’i jepnin fund martesës së tyre.

Image
 
Reese, në një intervistë për Harper’s Bazaar u shpreh: “Ajo që më ndodhi ka qenë shumë interesante. Kur u divorcova më parë, mediat u tregonin njerëzve se si ndihesha dhe se si po e përjetotja divorcin. Situata doli jashtë kontrollit”, duke theksuar se për të, është më autentike që të flasë vetë me njerëzit dhe të ndajë me ta përvojat personale dhe profesionale.

Ajo shtoi:
 
Sigurisht, ka spekulime, por unë s’e kontrolloj dot këtë. Gjithçka mund të bëj është të jem e sinqertë, e drejtpërdrejtë dhe e pambrojtur. Është një periudhë ku unë ndihem e pambrojtur”, u shpreh Reese, referuar zërave dhe thashethemeve që qarkullojnë rreth divorcit të saj.
 
Reese tha gjithashtu se gjërat janë ngadalësuar pak dhe se truri i saj është duke punuar pa ndalim, pasi gjërat kanë ndryshuar dhe po drejton një kompani.
 
Reese Witherspoon dhe ish-bashkëshorti i saj, Jim Toth, dhanë lajmin e divorcit pas pothuajse 12 vite bashkë. Dyshja njoftoi njerëzit përmes një deklarate të përbashkët në Instagram, ku u shprehën:
 
"Kemi disa lajme personale për të ndarë…Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Kemi përjetuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me shumë dashuri, mirësi dhe respekt reciprok për gjithçka që kemi krijuar bashkë. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja, ndërsa shkojmë në këtë kapitull të ri. Këto çështje nuk janë kurrë të thjeshta dhe janë jashtëzakonisht personale”, dhe theksuan se e vlerësojnë respektin e privatësisë së tyre në këtë moment.

Image

Toth dhe Witherspoon kanë qenë bashkë për më shumë se një dekadë dhe kanë një djalë, Tennesse James Toth, i cili ka lindur në shtator të vitit 2012. Sipas aktores, Toth është një baba mbështetës dhe argëtues, i cili është i dashur dhe i motivon fëmijët që të shohin aspektin e humorit në jetën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco