Miqtë e Madonnës të shqetësuar mbi gjendjen e saj shëndetësore: Ajo po punonte jashtë orarit…

Miqtë e Madonnës të shqetësuar mbi gjendjen e saj shëndetësore: Ajo po punonte jashtë orarit…

13:11, 03/07/2023
A+ Aa A-

Mbretëresha e Pop-it, Madonna i frikësoi të gjithë fansat e saj javën e kaluar, pasi ajo u gjet pa ndjenja në shtëpië e saj dhe u dërgua në spital.

Sipas kontrolleve që bëri, rezultoi se ajo kishte një infeksioni bakterial.

64-vjeçarja, e cila do të niste një turneun botëror me 15 korrik, po shërohet në shtëpinë e saj në New York nën kujdesin e mjekëve dhe fëmijëve të saj.

Por sipas miqve të saj të shqetësuar ajo e lodhi shumë veten duke u përgatitur për turneun e saj në mënyrë që të konkurojë me këngëtarët më të rinj si Taylor dhe Pink.

Një i afërm i artistes tha për The Sun se ajo po bënte prova edhe jashtë orarit duke e lodhur veten më shum se duhej.

“Ajo po punonte jashtë orarit, por kjo gjë e sëmuri atë dhe njerëzit përreth saj i thonin me mirësjellje se ajo nuk është më 45, e lëre më 25. Ajo kishte nevojë të ndjekte ritmin e saj dhe jo të shtynte veten kaq shumë sepse kjo gjë ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Por nëse ajo mund të kthehet në formë, turneu do të ketë shumë më tepër bujë rreth tij, dhe ajo tashmë ka shumë publicitet, edhe nëse nuk është për mirë.“- tha burimi.

Ndërsa nga ana tjetër një shoqe e këngëtares kishte shumë frikë se ajo mund të përfundonte si Michael Jackson , i cili vdiq në fillim të turneut të tij “This Is It” në 2009.

Sipas një burimi: “Madonna ishte në gjendje të mirë shpirtërore dhe shëndetësore përpara incidentit, por disa miq e kishin inkurajuar që ta merrte lehtë dhe të gjente kohë për pushim për shkak të orarit lodhës që ajo kishte përpara. Njerëzit ishin vërtet të shqetësuar për të. Askush nuk do ta thoshte me zë të lartë, por kishte shqetësime se situata e saj mund të ishte njëjtë me atë të Michael Jackson, pasi ajo po praktikohej më shumë seç duhej.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco