Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Julian Dedaj në 'podcast' me .... rrëfen me cilin aktor nuk do të donte të luante!

23:17, 30/06/2023
A+ Aa A-

Aktori i mirënjohur i humorit, Julian Dedaj, është ftuar në podcast-in e stilit kryeministror, po me emërtimin “Piranj'Kast” në këtë rast në SYRI TV, nga kolegu i tij Florjan Binaj. Pyetja cimbisëse e “kryeministrit” Binaj për Dedajn ishte e thjeshtë: me kë do të donte të luante dhe me kë jo, në skenë.

Ndiqeni bashkëbisedimin midis tyre edhe në videon më sipër, për të mos pasur keqkuptime:

Florjan Binaj: Cili është ai aktor apo aktore, me të cilin ti do të kishe qejf të luaje në skenë derisa të plakeshe?

Jul Deda: Po, me Gentin për shembull.

Florjan Binaj: Gent Zenelajn?

Jul Dedaj: S’ka Gent tjetër, mo!

Florjan Binaj: Bejko?!

Jul Dedaj: Aa, me Gent Bejkon jo se Genti ngaqë është në Kanada e konsideroj kanadez tashti. E kupton?! (qesh). Me cilin aktor shqiptar, ishte pyetja, se ai ëhstë kanadez!!! Me Gentin, për shembull. Në përgjithësi me ju që kam luajtur në fillim, që edhe e njohim shumë mirë njeri-tjetrin dhe ia dimë edhe karrierën, edhe ku godet, mund të kisha luajtur gjithë jetën, nuk kam asnjë lloj problemi...Përveçse me Ermalin, se Ermali të le! Të le, thotë “shiko, po iki unë njëherë” dhe pastaj kushedi kur vjen!

Florjan Binaj: ...Dhe merr edhe çmimin në fund!!!  /ar/sh/SYRI.NET

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco