Vajza e tij feston ditën e lindjes, deputeti Gjekmarkaj i bën urimin e veçantë: Kur ti erdhe, bashkë me ty mbërriti edhe Zoti!

Vajza e tij feston ditën e lindjes, deputeti Gjekmarkaj i bën urimin e veçantë: Kur ti erdhe, bashkë me ty mbërriti edhe Zoti!

19:19, 02/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj është kujdesur që me rastin e ditëlindjes t’i bëjë një urim të veçantë vajzës së tij, Sofia.

Ai zgjodhi një fotografi të së voglës, së cilës shkroi disa fjalë zemre, që çdo vajzë do të dëshironte t’i dëgjonte nga prindërit e saj.

Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, Gjekmarkaj shkroi:

"Para se në këtë botë të vije ti Sofia, isha njeri tjetër. Kur erdhe ti, bashkë me ty mbërriti edhe Zoti e besimi, gjithmonë fjala jote më ngjan si e Perendisë, gjithçka që ti bën me magjeps! Lumturia je ti, dashuria je ti, emocioni je ti, jeta dhe kuptimi i saj je ti.

Të dua sa fjala nuk mjafton për ta thënë! Jetoj për ty dhe tek ti! Të uroj jetë të gjatë, shëndet dhe plot ëndërra që realizohen njëra pas tjetrës teksa ti rritesh, studion, njeh botën dhe njerzit në ditëlindjen tënde të dymbëdhjetë! Ti je ajo që vjen një herë në jetë, vetë jeta!

Të duam dhe të shohim në dritë të syrit, teksa ti na ndriçon me shkëlqimin hyjnor të përditshmen tonë!

E bukur ke lindur, e bukur je bërë falë mirësisë tënde, dashurisë që u jep prindërve, gjyshërve, shoqeve dhe shokëve, në përpjekjen për të kuptuar misteret e një të përditshmeje që na befason dhe ne të rriturit.

Njeriu është vepra e tij, thoshte kushrini yt At Zef Pllumi, dhe ne duam që vepra jote një ditë të jesh ti, Sofia jonë ! Të duam pa fund ! U bëfsh 100 vjeçe lumturia jonë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco