Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

20:07, 02/05/2024
A+ Aa A-

Einxhel Shkira do të jetë në emisionin e ri të Bora Zemanit, “Cherry on Top”.

Image

Kjo mbase është një befasi për të gjithë marrë parasysh raportin e saj me Donald Veshajn, i cili prej vitesh është partneri i Borës.

Pas prezantimit në studio, Einxhel tha: “Besoj që ka shumë njerëz që do të habiten me praninë time”.

Në një insert të shkurtër të promo-s, Zemani i tha se Donaldi i ka shkruar një letër.

“Donaldi të ka shkruar një letër”, iu drejtua ajo.

Image

Shkira nga ana tjetër në video thotë: “Nuk e përballoj dot, një sekondë”.

Einxhel dhe Donaldi kanë qenë të përfshirë në debate të ashpër gjatë Big Brother VIP Albania, duke e akuzuar njëri-tjetrin për kohën që punonin bashkë.

Ajo ka qenë pjesë e ekipit në emisionin e vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco