Lajmi i fundit

Operacion antidrogë në Tiranë kundër shpërndarësve në shkolla, mbi 20 të arrestuar

Organizuan një ceremoni private, Arbana Osmani publikon foton e parë nga dasma me Eduart Grishajn!

Organizuan një ceremoni private, Arbana Osmani publikon foton e parë nga dasma me Eduart Grishajn!

12:12, 23/06/2023
A+ Aa A-

Disa ditë më parë moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë private në Toskana të Italisë.

Image

E përgjatë këtyre ditëve, moderatorja ndarë me ndjekësit e saj, disa nga momentet dhe detajet e veçanta gjatë organizimit të ceremonisë duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Mirëpo fansat u ndjenë të zhgënjyer nga ky vendimi i moderatores dhe regjisorit pasi ata ishin kuriozë të shikonin se si dukej çifti në ditën e tyre më të rëndësishme.

E duket se Arbana ia plotësoi dëshirën, ndjekësve dhe publikoi foton e parë në ditën e dasmës me Eduartin ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë dhe regjisori me kostumin e dhëndrit.

Krahas fotos, prezantuesja shpreh emocionet që përjetoi ditën e ceremonisë, si dhe nuk la pa felenderuar të gjithë të ftuarit që ishin pjesë e ditës së tyre më të rëndësishme.

Bashkë ne të dy. Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.

Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq:)

Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private. Faleminderit Zotit për gjithçka🙏Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë❤️”- shkroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco