Kourtney Kardashian shtatzënë në moshën 44-vjeçare!

Kourtney Kardashian shtatzënë në moshën 44-vjeçare!

14:01, 17/06/2023
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian është shtatzënë! Ylli i “The Kardashians”, zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë të saj me bashkëshortin Travis Barker në një koncert të Blink-182, duke mbajtur një tabelë ku shkruhej: “Travis jam shtatzënë”.

Momentin e bukur Kourtney e ka ndarë edhe në Instagram-in e saj, ku duket ajo me pankartë në dorë dhe Travis që zbret nga skena për t’i dhuruar një përqafim dhe shumë puthje.

Image

Shtatzënia e Kourtney vjen një vit pasi u martua me rokerin në Itali. Dasma e 22 majit ishte në fakt hera e tretë që çifti shkëmbyen betime, pasi u martuan gjatë një ceremonie në Las Vegas në prill. Megjithatë, në atë kohë ata nuk kishin certifikatë martese. Javë më vonë, çifti u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni.

Foshnja do t’i bashkohet tre fëmijëve të Kourtney nga marrëdhënia e mëparshme me Scott Disick: Mason Disick, 13 vjeç; Penelope Disick, 10 vjeç; dhe Reign Disick, 8 vjeç. Ndërkohë, Travis ka fëmijët Landon Barker, 19 vjeç dhe Alabama Barker, 17 vjeç, me ish-bashkëshorten Shanna Moakler. Ai është gjithashtu njerku i Atiana De La Hoya, 24 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco