Elgiti nuk do ta mbajë unazën në gisht, çfarë mendon Klea?

Elgiti nuk do ta mbajë unazën në gisht, çfarë mendon Klea?

09:05, 10/06/2023
A+ Aa A-

Pas dasmës madhështore, Klea Huta dhe Elgit Doda kanë zbuluar disa detaje të tjera në “Më Lër të Flas”.

Të pyetur se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan gjatë ceremonisë, këngëtari tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë, dhe se nuk i tha asgjë askush.
Për sa i përket unazës ai tha se nuk do ta mbajë në gisht.

“Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk na mban unaza”, tha Elgiti.

Ndërkohë Klea tha se nuk e kishte problem:

“Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal.”

Klea tregoi edhe një situatë tjerët të sikletshme gjatë ceremonisë.

“I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik, dhe ajo është pak “spicy” (djegës) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak”, tregoi ajo.

Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh. Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili disa ditë më parë mbushi 3 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco