Dua Lipa x Versace: Detaje për koleksionin ‘La Vacanza'

Dua Lipa x Versace: Detaje për koleksionin ‘La Vacanza'

10:19, 24/05/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa ka qenë prej kohësh një muzë për Versace.

Ajo hapi dhe mbylli sfilatën Pranverë 2022 në Milano, ishte imazhi i fushatës Dimër 2021, shpesh është fotografuar në krah të Donatella Versace dhe ka parakaluar me fustane Versace në tapetin e kuq. Dua dhe Donatella e kanë çuar bashkëpunimin e tyre një hap më tej.

Image

Dua njoftoi në rrjete sociale se ka bashkë-dizenjuar një koleksion për Versace, “La Vacanza”, i cili u prezantua në Kanë.

Image

“Ne donim të krijonim garderobën e festave dhe diçka që do ta vishja gjatë gjithë verës, por edhe diçka që njerëzit e tjerë do ta donin dhe do ta shijonin”, tha Lipa në një konferencë për shtyp.

Image

Koleksioni shënoi përvojën e parë të Duas si dizajnere mode. Donatella u tha gazetarëve se koleksioni “La Vacanza” ka të bëjë me “lirinë, argëtimin dhe vetëbesimin”, përcjellë përmes detajeve dhe motiveve si flutura kristali, ngjyra të ndritshme, shkëlqim metalik etj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco