Nuk kanë fund problemet për Shakirën! Këngëtarja akuzohet për plagjaturë për këngën e saj të fundit

Nuk kanë fund problemet për Shakirën! Këngëtarja akuzohet për plagjaturë për këngën e saj të fundit

09:49, 24/05/2023
A+ Aa A-

Disa ditë më parë Shakira publikoi këngën e saj më të re, “Acrostico”, e cila shkaktoi goxha reagime në rrjet pasi së bashku me të në videoklip shfaqeshin dhe dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha.

E së fundmi artistja është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi po akuzohet se e ka kopjuar këngën pasi ngjason shumë me hitin “Te dije la verdad” të këngëtares Paula Matheus, ku thuhet se kjo e fundit ka ngritur akuzën ndaj Shakirës.

Nëpërmjet një postimi në Instagram artistja në fjalë u shpreh: “Po më duket, por dyshoj se Shakira ka bërë plagjiaturë. Janë gjëra që ndodhin në muzikë ndonjëherë që janë rastësi (e imagjinoj)”.

Image

Më pas, në një rrëfim tjetër, këngëtarja vuri në dukje se “është e vërtetë që duken njësoj” dhe përfundoi duke thënë “por kjo është një gjë e mirë”.

Kjo nuk është hera e parë që kolumbianja akuzohet për plagjiaturë. Kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me këngën “Solo tu” të Briellas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco