Artistët që mbështetën Veliajn, Stefi Prifti: Paraja faktor, u janë premtuar koncerte të mëdha nga bashkia

22:40, 23/05/2023
A+ Aa A-

Këngëtari Stefi Prifti i ftuar në 'A Show' në Syri Tv, komentoi mbi pjesëmarrjen e disa prej emrave të artistëve shqiptar në fushatën e zgjedhjeve lokale në Tiranë.

Prifti u shpreh se faktor është bërë paraja, por jo cash, por artistëve ju janë premtuar koncerte të mëdha te sponsorizuara nga bashkia.

Deri në atë masë ku këngëtarët marrin pjesë si ineterpret dhe paguhen prej politik-bërjes ose aktiviteteve të ndryshme unë e pranoj, se në fund te fundit nuk po pozicionohen por po ndajnë skenën më një grup apo parti politike. Deri këtu jo, por nga momenti që bëhesh pjesë e fushatës elektorale të një force politike atëherë ti po mban një krah dhe je i politizuar. Tani unë nuk mund t’ju them atyre se pse ju mbajtët krahun e Erion Veliajt dhe pse s’mbajtet krahun e opozitës. Unë nuk mora përsipër të dilja me një mesazh politik dhe ta mbaja nja krah të caktuar politik dhe kjo nuk është e kollajtë sepse në fund të fundit të mos harrojmë që 55 me 45 është e ndarë popullsia përsa ju përket bindjeve.

Shumë artisitë mbajtën qëndrime të njëanshme, ata e dinë vetë pse, por kam pështypjen se paraja është faktor. Unë nuk them se leku është investuar cash në këtë rast por patjetër që janë bërë koncerte të mëdha që janë sponsorizuar nga bashkia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco