Harrojeni The Weeknd! Këngëtari ndryshon zyrtarisht emrin, por pse?

Harrojeni The Weeknd! Këngëtari ndryshon zyrtarisht emrin, por pse?

10:58, 17/05/2023
A+ Aa A-

The Weeknd ka ndryshuar emrin artistik dhe ka vendosur emrin e vërtetë, Abel Tesfaye, në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ndryshimi i emrit vjen pasi artisti zbuloi se donte ta "vriste The Weeknd" në një intervistë për W Magazine.

"Unë jam duke përjetuar një katarsis," tha ai duke iu referuar një procesi çlirimi dhe lehtësimi nga emocionet e forta dhe të ndryshura. "Po vjen një moment ku po përgatitem për ta mbyllur kapitullin "The Weeknd".

Ai theksoi se po përpiqet të heqë lëkurën si The Weeknd dhe të rilindë.

“Albumi për të cilin jam duke punuar tani është ndoshta im i fundit si The Weeknd. Si Weeknd, unë kam thënë gjithçka që mund të them,” shtoi Abel.

I lindur në Toronto nga dy prindër emigrantë etiopianë, Tesfaye u bë i famshëm pasi publikoi këngët e tij të para në YouTube në vitin 2010, duke shfaqur një pjesë të errët dhe eksplicite që përfshinte përdorimin e drogës apo seksin e rastësishëm.

Gjatë karrierës së tij muzikore, ai ka fituar katër çmime Grammy, ka pasur më shumë se 45 këngë dhe albume platinum dhe ka thyer shumë rekorde muzikore.

Në mars 2023, Rekordet Botërore Guinness e shpallën atë artistin më të njohur në botë për shkak të numrit të dëgjuesve mujorë që kishte në Spotify.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco