Luiz Ejlli rrëfen incidentin e ‘çmendur’ me fansin: 'Shoferi i kamionçinës bllokoi trafikun, erdhi policia'

Luiz Ejlli rrëfen incidentin e ‘çmendur’ me fansin: 'Shoferi i kamionçinës bllokoi trafikun, erdhi policia'

10:17, 17/05/2023
A+ Aa A-

Fituesi i ‘Big Brother Vip’ dhe këngëtari, Luiz Ejlli ka folur pas daljes nga shtëpia, ku ka treguar një histori të ‘çmendur’ nga një fans.

Luzi tha një fans i tij kishte bërë tatuazh në krah fytyrën e këngëtari, ku ka treguar episodin sesi është njohur me këtë të fundit.

“Gjesti më i bukur njerëzor kam parë, kam qenë më makinë tek Harry Fullz dhe kam parë një kamionçinë me bombola gazi dhe shoferi zbriti. Më bllokoi rrugën erdhi te xhami dhe në krah kishte fytyrën time, më tha që jam i çmendur pas teje dhe familja e tij.

Kur e pashë ngela pa fjalë, filluan të binin boritë. Erdhi dhe policia dhe më shoqëroi deri në Zog të Zi dhe unë ngela”, tha ai te ‘Shqipria Live’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco