Luiz Ejlli tha se nuk e ka mik, reagon Meridian Ramçaj: 'Nëse dikush është i keq me ju…'

Luiz Ejlli tha se nuk e ka mik, reagon Meridian Ramçaj: 'Nëse dikush është i keq me ju…'

10:11, 17/05/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli i ka habitur të gjithë me deklaratat e tij në lidhje me personat të cilët kanë pretenduar se kanq qenë miqtë e tij të ngushte gjate qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”.

Teksa ishte i ftuar në ‘Shqipëria Live’, këngëtari u shpreh se dy djemtë të cilët ai pati një takim dhe brenda shtëpisë së famshme, Mario dhe Joni nuk janë miqtë e tij më të mirë, pasi para se të hynte në BBVIP, kishte 2 vite pa i takuar.

Gjithashtu, Luizi u shpreh dhe për Meridian Ramçajn i cili  ka treguar një mbështetje të madhe për këngëtarin gjatë lojës së tij. Fituesi i “BBV” tha se ish-banorin e “BBV1” nuk e kishte mik dhe e njihte vetëm si fytyrë.

“Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çfarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt. Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin. Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur”, tha Luizi.

E pas kësaj deklarate duket se ka ardhur dhe reagimi i Meridianit i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory dukej se ka “thumbuar”, Luizin me një shprehje e cila thotë:

 “Nëse dikush është i keq me ju, fillimisht provoni dashurinë. Nëse kjo nuk funksionon, dhembshurinë. Nëse edhe kjo nuk funksionon, distancë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco