Shakira nuk e ka aspak në planet e saj të krijojë një lidhje dashurie, flasin burimet pranë këngëtares: Gjithçka është miqësore

Shakira nuk e ka aspak në planet e saj të krijojë një lidhje dashurie, flasin burimet pranë këngëtares: Gjithçka është miqësore

15:30, 15/05/2023
A+ Aa A-

Ditët e fundit Shakira është parë në shoqërinë e aktorit Tom Cruise dhe kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton, gjë  e cila ndezi thashethemet se këngëtarja mund të ishte drejt një romance me njërin prej tyre.

Fundjavën e kaluar, ajo u fotografua në Miami me ikonën e Hollivudit, i cili dukej shumë i lumtur pranë saj.

Më pas ajo u pa dhe në shoqërinë e Lewis Hamilton me të cilin fillimisht u shfaq në restorantin Cipriani dhe më pas fotografuan nga paparacët duke udhëtuar me një jaht së bashku me disa miq.

Kjo situatë solli reagimin e fansave të saj të cilët shpresonin se këngëtarja i ka hapur dyert për të pasur një lidhje dashurië në jetën e saj pas ndarjes së bujshme nga Gerard Pique.

A ekziston një mundësi reale për një romancë mes Shakirës dhe Tom Cruise?

Megjithatë, fansat e këngëtares kolumbiane do të duhet të presin më shumë përpara se ta shohin atë në një romancë të re pasi një burim i afërt me Shakira tha për US Weekly se këngëtarja nuk ka asnjë interes për Tom Cruise .

“Shakira ka parë thashethemet në internet se Tom i ka dalë në ballë dhe sesi fansat po shprehin mendimet e tyre, por ajo mendon se është qesharake sepse nuk është e vërtetë”, tha burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco