Enrique Iglesias anulon papritur koncertin e tij, shkak problemi shëndetësor i këngëtarit

Enrique Iglesias anulon papritur koncertin e tij, shkak problemi shëndetësor i këngëtarit

11:02, 15/05/2023
A+ Aa A-

Enrique Iglesias ka anuluar papritur festivalin muzikor Tecate Emblema në ditën kur do të performonte për shkak të një problemi shëndetësor.

ëngëtari spanjoll do të udhëtonte drejt  Mexicos për të mbyllur natën e parë të festivalit muzikor por mjekët i urdhëruan “pushim absolut” dhe e kishte të ndaluar të fluturonte

Enrique bëri një deklaratë të gjatë në Instagram, ku tregon se vuan nga pneumonia (një inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive).

Ai i kërkon ndjeësë publike të gjithë fansave të tij që nuk mundi dot të ishte i pranishëm në koncert dhe se shpreson që të shërohet sam ë shpejt për tu rikthyer në skenë.

 “Të dashur fansa, do të jetë e pamundur për mua të paraqitem në shfaqjen sonte në Meksikë. Unë kam pneumoni dhe mjekët më kanë këshilluar pushim dhe më kanë ndaluar të hipja në aeroplan. Sinqerisht jam i trishtuar që anuloj këtë shfaqje në një vend që më ka dhënë kaq shumë. Shpresoj të shërohem shpejt dhe të jem në gjendje të jem me ju të gjithë”.- shkroi këngëtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco