Zbulohet emri i pazakontë i djalit të Khloe Kardashian dhe kuptimi i tij

Zbulohet emri i pazakontë i djalit të Khloe Kardashian dhe kuptimi i tij

10:36, 05/05/2023
A+ Aa A-

10 muaj pas lindjes, është zbuluar emri i djalit të Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson.

Sipas US Sun, ata e quajtën djalin e tyre Tatum Robert.

“U diskutua nëse duhej të ishte Tatum Robert apo Robert Tatum”, tha një burim për gazetën. Disa në familje ishin të prirur më shumë drejt emrin Robert, sepse nderon babanë e saj dhe vëllain e saj, [Rob Kardashian].

Babai i Khloe, Robert, vdiq në vitin 2003 nga kanceri.

“Khloé donte një emër që të ishte disi i pazakontë, por jo shumë i ekzagjëruar dhe gjithashtu të niste me shkronjën T-ë,” shpjegoi burimi.

Khloe konfirmoi në një episod të shtatorit 2022 të "The Kardashians" se emri i djalit të saj "do të fillonte me T-ë", si vajza True dhe i ati, Tristan.

Ajo dhe Tristan ngjizën djalin e tyre përmes një gruaje surrogate. Tatum Robert erdhi në jetë në gusht 2022. Ish-çifti janë prindër edhe të vajzës 5-vjeçare, True.

Sa i përket marrëdhënies Khloe-Tristan, ylli i "The Kardashians" dhe basketbollisti u lidhën në gusht të vitit 2016 dhe u ndanë përfundimisht në dhjetor të 2021-shit, pas tradhtive të njëpasnjëshme të ish-partnerit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco