Rita Ora u vlerësua sot me një çmim tepër të rëndësishëm!

Rita Ora u vlerësua sot me një çmim tepër të rëndësishëm!

12:28, 04/05/2023
A+ Aa A-

“Përshendetje të gjithë, jam shumë e entuziasmuar që sapo kam pranuar çmimin “Brit Billion” duke festuar 1 miliardë shikime. Është çmenduri, faleminderit të gjithëve të cilët kanë dëgjuar muziken time ndër vite, dhe kjo shkon për albumin tim të ri më 14 korrik dhe shpresoj që edhe 1 miliardë shikime të tjera. Faleminderit dhe kjo është e mrekullueshme,”- shkroi Rita në llogarinë e saj në Instagram sot.

Një sukses padyshim i merituar, për këngëtaren shqiptare që po na bën krenarë nëpër botë.

Brit Billion – Çmimi vlerëson artistët që kanë tejkaluar një miliardë shikime në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë karrierës së tyre, të llogaritur nga Kompania e Listave Zyrtare.

Rikujtojmë se së fundmi, Rita mori pjesë në Met Gala së bashku me partnerin e saj dhe shkëlqeu e tëra, nga koka tek këmbët, me një fustan transparent të zi, poshtë të cilit duket se s’kishte veshur fare të brendshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco