Hiba Abouk shpërthen pas kërkesës për divorc nga Achraf Hakimi: Kur filluam ai nuk fitonte para

Hiba Abouk shpërthen pas kërkesës për divorc nga Achraf Hakimi: Kur filluam ai nuk fitonte para

10:15, 04/05/2023
A+ Aa A-

Hiba Abouk, e cila është në proces divorci nga Achraf Hakimi ka shpërthyer për shkak të kritikave të marra.

Me sa duket, sipas asaj që raporton botimi First Mag , aktorja ka dashur të marrë gjysmën e pasurive të marokenit , por ajo ka pësuar një pengesë të jashtëzakonshme kur mësoi të vërtetën për trashëgiminë e saj.

Hakimi i cili merr pak më shumë se një milion euro në muaj si futbollist në Paris Saint Germain, nuk ka asgjë në emër të tij, pasi i ka  vënë të gjitha paratë dhe asetet në emër të nënës së tij shumë kohë më parë, pavarësisht se ishte martuar nën regjimin e pronës në bashkësi.

Gazetarja María Patiño, e indinjuar nga këto kritika që po merr aktorja, i ka dërguar një mesazh Hiba Abouk, e cila nuk ka ngurruar të përgjigjet: “Përshëndetje, María. Është bota e maçove dhe mizogjene në të cilën jetojmë. Duke marrë parasysh që kur filluam lidhjen, ai nuk fitonte para dhe unë isha më e njohur se ai ”.

Në çdo rast, aktorja nuk ka dashur të thellohet më tej në detajet e procesit të divorcit: “E mira është se ato që thonë nuk më prekin më. Dua të jem e matur që e nesërmja të mos prekë familjen tonë. Unë kam besim te drejtësia dhe në sensin e shëndoshë, që është në anën time ” u shpreh ajo.

Veprimet juridike

Megjithatë, ajo nuk do të rrijë duarkryq dhe avokatët e saj në Paris po mendojnë të ngrenë një padi kundër futbollistit maroken për një krim mashtrimi dhe keqmenaxhimi të ndërmarrjes së përbashkët .

Nëna e Hakimit nga ana e saj, thotë se nuk e di për manovrën e lojtarit, por e mbështet djalin e saj: “Djali nuk më njoftoi për transferimin e pasurisë së tij. Nëse ai ka ndërmarrë ndonjë veprim për të mbrojtur veten, nuk e di, por… Cili është problemi nëse është e vërtetë? Nëse djali im nuk e bën këtë, ai nuk do të jetë në gjendje ta heqë qafe atë grua ”, tha ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco