Nita: S’dua të dal peng që këtu, unë nuk dorëzohem

Nita: S’dua të dal peng që këtu, unë nuk dorëzohem

21:53, 27/04/2023
A+ Aa A-

Nita dhe Qetsori edhe njëherë biseduan për finalistin e katërt. Ajo e falenderoi Qetsorin për kritikat që ky i fundit i ka bërë dhe i tha se disa gjëra po i sheh më ndryshe dhe po i analizon më mirë, pas fjalëve që ai tha.

Nita tha se ka shanse që ajo mund të dalë të shtunën, pra të mos kapë finalen, për këtë arsye ajo tha se nuk do që t’i ngelë asgjë peng.

Sipas Qetsorit ajo nuk ka për të dalë të shtunën dhe në një farë mënyrë nënkuptoi se do dalë ai dhe Kristi.

Nita shtoi se ajo ka kundërshtarë shumë të fortë përballë dhe se varet nga preferencat e publikut, se kë do ai të dërgojë në finale.

Bisedat për finalen kanë qenë të shumta në shtëpi gjatë këtyre ditëve. E shtuna do vulosë përfundimisht se cili prej tre banorëve, Nitës, Kristit apo Qetsorit do të kapë finalen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco