Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Dua Lipa konfirmon romancën me ish-të dashurin e Rita Orës

Dua Lipa konfirmon romancën me ish-të dashurin e Rita Orës

10:39, 26/04/2023
A+ Aa A-

Dua Lipa duket se ka konfirmuar lidhjen e shumëpërfolur me regjisorin greko-francez Romain Gavras.

Ata përfliten që janë në një lidhje që prej fillimit të këtij viti, mirëpo asgjë nuk ishte konfirmuar. Së fundmi, Dua postoi një foto polaroid me një zemër të kuqe, ku shfaqen duke qeshur bashkë.

Image

Dua Lipa ishte single që nga ndarja nga i dashuri prej dy vitesh, modeli Anwar Hadid, në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras u nda me Rita Orën në mars të atij viti, pas gjashtë muajsh lidhje.

“Dua dhe Romain janë njohur për disa muaj. Ata e kanë shijuar kohën së bashku. Ata janë takuar me njerëzit e afërm të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta,” tha një burim për The Sun në fillim të marsit.

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativë.”

Image

Para se të konfirmohej lidhja, ata u panë së bashkë duke dalë të kapur prej dore nga një sfilatë në Paris.Dua dhe Romain u panë gjithashtu në një festë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve BAFTA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco