Pamja e re e Meghan Markle ndez debat në rrjete sociale

Pamja e re e Meghan Markle ndez debat në rrjete sociale

09:16, 25/04/2023
A+ Aa A-

Paraqitja e parë e Meghan Markle  që kur njoftoi se nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles  ka ndezur debat në mediat sociale, me disa që pretendojnë se pamja e saj e re ka disa ngjashmëri me atë të Princeshës Kate Middleton, dhe se kjo nuk është rastësi në te gjitha!

Markle u shfaq përmes një lidhjeje video në TED Talk të mikut të saj fotografi Misan Harriman fundjavën e kaluar dhe, si zakonisht, mediat sociale u ndezën nga komentet për pamjen e saj.

Ndryshimi më i dukshëm në look-un e ri të gruas së Harry-t është padyshim modeli i ri i flokëve. 

Flokët e saj të drejtë me shkëlqim u kujtuan shumë njerëzve princeshën e Uellsit , por disa besojnë se ngjashmëritë nuk kufizohen vetëm tek flokët.

"Operacion plastik; E trishtuar Meghan Markle është e dëshpëruar të jetë Kate Middleton”, thuhet në një koment në Twitter, duke lënë të kuptohet se Dukesha e Sussex ka kaluar nëpër ndryshime më drastike. 

“Lifting fytyre, mbushje buzësh, heqje dhjami në faqe, botox, dhëmbë më delikate dhe implante nofullash” ishte një tjetër... verdikt i komentuesit.

Një koment thekson se Markle, 41 vjeçe, madje ndryshoi ngjyrën e syve.

 “O zot, Meghan Markle, e cila është xheloze dhe e fiksuar pas Princeshës së Uellsit, ka vendosur lente në sy për t’u dukur si Kate”. 

“Ajo duket sikur po përpiqet të kopjojë Kate. Nuk do t'ia dalë ”, shkruhet në një tjetër postim.

Këto reagime zemëruan shumë mbështetës të Meghan Markle, të cilët konsideruan skenarë fantashkencë të shkruar nga kritikët e saj.

 “Megan nuk ka bërë operacione plastike. Ky imazh është rezultat i ndriçimit, këndit të shkrepjes dhe konturimit. Gjithashtu drejtimi i flokëve është diçka që bëjnë shumë femra me ngjyrë.”, ishte përgjigja e zemëruar e një komentuesi.

“Ju po e akuzoni Meganin për operacione plastike kur i gjithë personi juaj në internet është një krijim i AI. Na lër vajzë! Megan nuk ka nevojë për plastikë! Ajo është nxirë nga dielli, e dashuron dhe e hidraton lëkurën e saj. Nga vjen ai GLOW ”, u përgjigj i mërzitur një fans i Dukeshës së Sussex.

Megjithatë, kishte edhe disa komentues që dalluan pas pamjes së re të Markle dëshirën e saj për të imituar disa personazhe të njohura, si Jennifer Lopez, Kim Kardashian apo Jennifer Aniston, dhe jo gruan e princit të kurorës.

Përfaqësuesit e Meghan Markle refuzuan të komentojnë skenarët e rinj të kirurgjisë plastikee ndezur nga paraqitja e fundit e Dukeshës së Sussex, por burimet e New York Post thonë se ndryshimet në pamjen e saj janë kryesisht për shkak të peshës që humbi pas dy shtatzënive dhe jo ndonjë operacioni drastik në fytyrë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco