Ç’do të ndodhë me shenjën tënde këtë javë?

Ç’do të ndodhë me shenjën tënde këtë javë?

15:29, 24/04/2023
A+ Aa A-

Gjatë kësaj jave kemi disa ngjarje qiellore të rëndësishme: Prapavijën e Mërkurit, eklipsi dhe disa planete që ndërveprojnë. Në Luan hyn Hëna; Në Ujor – Plutoni dhe në Dem – Dielli. Tani, shpejt e shpejt, zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde:
 
Dashi
 
Thuaj atë që mendon dhe ndien. Jepi zë emocioneve të tua, në mënyrë që të arrish t’i përjetosh dhe t’i lësh në të shkuarën. Nga e enjtja, do të komunikosh me një mik/e të vjetër rreth tematikave të ndryshme dhe do ta kuptosh që në fakt, e doni dhe e mbështesni shumë njëri-tjetrin.
 
Demi
 
Kjo periudhë kërkon që të shërohesh nga ndjesitë e vjetra dhe të mos e limitosh veten. Gjej diçka që të sfidon dhe të bën të dalësh nga zona jote e rehatisë.
 
Binjakët
 
Ti vdes që të rrethohesh nga shumë njerëz dhe kjo javë do të të gjejë në shoqërinë e shumë miqve. Do të zbulosh më shumë për empatinë, keqardhjen dhe dëshirën për të mbështetur të tjerët. Gjithashtu, nëse dihesh konfuz/e, kupto që është mëse normale dhe se nuk mund të dish gjithçka.
 
Gaforrja
 
E shkuara udhëton bashkë me ty, Gaforre. Kjo javë kërkon që të jesh më kritik/e ndaj punës tënde dhe projekteve që dorëzon, si dhe të mos biesh pre e tundimeve të shkuara. Jeto dhe mendo në të ardhmen.

Luani
 
Një udhëtim me miqtë? Fundjava të fton të bësh një udhëtim të shkurtër dhe spontan, që bashkë me miqtë, t’i largohesh monotonisë. Edhe nëse miqtë nuk janë okay me udhëtimin dhe kanë plane, sërish ke rastin që të ndërmarrësh vetë një aventurë.
 
Virgjëresha
 
Çdo gjë që funksionon, përdore Virgjëreshë! Mendo, medito, provo aftësi të reja dhe qasje që i pëlqen dhe të përshtaten. Gjithashtu, jepi vëmendjen e duhur edhe aftësive që të ndihmojnë të përmirësohesh dhe të bëhesh versioni më i mirë për veten.
 
Peshorja

Mundohu të shohësh gjërat me një prizëm të ri. Balanco situatat dhe përqafo ndjesi dhe njerëz më pozitivë në jetën tënde. Kjo periudhë do të të sprovojë pakëz, por përfundimi ia vlen.
 
Akrepi
 
E bukura dhe detajet fshihen në gjërat e vogla, Akrep! Vlerësoji ato dhe mundohu që t’i bazosh marrëdhëniet e tua në rëndësinë e këtyre gjesteve dhe detajeve që arrijnë të bëjnë të gjithë diferencën. Nëse ndihesh i/e lodhur mendërisht, kushtoji kohën e duhur shëndetit mendor.
 
Shigjetari
 
Çfarë pret nga e ardhmja? Vizualizoje dhe manifestoje! Kjo javë të motivon të krijosh situata më intime me partnerin/en, si dhe të komunikosh me të edhe për tema të sikletshme, të cilat sigurisht, duhet të diskutohen. Fol dhe dëgjo pa paragjykuar.
 
Bricjapi
 
Kush po të kthehet kundërt? Ji më vigjilent/e ndaj njerëzve që të rrethojnë dhe merr sinjalet e duhura nga ambienti dhe personat përreth. Një valë e re intimiteti është gati të të përfshijë, ndaj mos bëj më shumë rezistencë.
 
Ujori
 
Komunikimi është kaq seksi! Do të gjësh fjalët e duhura për t’i thënë personave që e bëjnë jetën tënde më të bukur, por do të përballesh edhe me kontradikta të reja dhe paksa agresive brenda vetes. Mundohu t’i zgjidhësh, duke u treguar sa më i/e butë me mendjen tënde.
 
Peshqit
 
Mbaj pranë vetes njerëz që kanë një ndikim pozitiv dhe të motivojnë që të kesh më shumë fitimprurje dhe sukses. Sa më shumë detajist/e ndaj gjërave të vogla dhe të mëdha që bëjnë një tablo të madhe të së ardhmes tënde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco